Lajme

Edhe Ambasada amerikane dënon sulmin ndaj RTK-së

By FerizajPress

August 23, 2016

Ambasada amerikane dënon sulmin e mbrëmshëm me minahedhës në drejtim të hapësirave të Radio-Televizionit të Kosovës, duke e parë atë si një sulm shtesë kundër demokracisë kosovare dhe avancimit të mundimshëm të Kosovës drejt integrimeve Euro-Atlantike.

Sipas një reagimi të Ambasadës Amerikane, një grup i vogël pafytyrësh tanimë ka shtuar edhe një sulm mbi lirinë e mediave në listën e saj të sulmeve kundër parimeve demokratike dhe vlerave Euro-Atlantike.

“Ambasada amerikane fuqimisht përkrahë përpjekjet e institucioneve Kosovare për sundimin e ligjit në hetimin e këtyre krimeve. Qëndrojmë pranë qytetarëve të Kosovës duke i kundërshtuar ata të cilët më parë do të shërbeheshin me taktika terroriste, sesa me ato të njerëzve të lirë dhe demokratik”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë./Lajm