Lajme

Edhe 30 mijë euro të rezervave shtetërore ndahen për shërimin e Bujar Bukoshin

By FerizajPress

June 26, 2018

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur ka ndarë 30 mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit. Këto para do të shkojnë për mbulimin e shpenzimeve për trajtimin mjekësor të tij. Ai vuan nga një sëmundje e rëndë. Në mbledhjen e Qeverisë u bë e ditur se kjo shumë e parave do të merret nga rezervat e shtetit. Të njëjtën shumë, për Bukoshin e kanë ndarë edhe vitin e kaluar.