Ferizaj

Edhe 1 milion e 60 mijë euro investime për sportin dhe rininë e Kaçanikut për vitin 2019

By FerizajPress

April 16, 2019

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dh Sportit Kujtim Gashi, nënshkruan tre memorandume të bashkëpunimit, përmes të cilëve do të bëhet rregullimi i infrastrukturës sportive dhe rinore në Kaçanik.

Këto memorandume u nënshkruan pikërisht në përurimin e fushës ndihmëse të futbollit pranë palestrës sportive në Kaçanik, ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Projektet të cilat përfshihen në këto memorandume janë: “ Rregullimi i terreneve sportive”, “ Ndërtimi i stadiumit të qytetit- faza e dytë”, si dhe “ Rregullimi i Qendrës Rinore”, të cilat projekte do të fillojnë së implementuari gjatë këtij viti, ndërsa në përgjithësi kapin shumën mbi 1 milion euro.