Show Biz

Ed Sheeran dëgjoi këshillat e Elton John (VIDEO)

By FerizajPress

April 03, 2017

Ed Sheeran u zhduk në vitin 2016, duke u larguar nga skena muzikore dhe mediat sociale.

Por sic duket ky largim  i tij nuk ishte 100% me dëshirën e tij, përcjellë Klan Kosova.

Kjo pasi largimin e Sheeran, nga publiku, e shtyu mentori i tij Elton John.

Duke folur për Rolling Stone, John tha se kishte kërkuar nga Sheeran që të largohet nga syri i publikut për një kohë.

Sipas Elton, ai i kishte kërkuar tek Sheeran që të bënte një pauzë të tillë pasi sipas tij, ai ishte ‘’kudoindodhur’’.

‘’Unë po sëmurëm nga ju Ed. Ik dhe ai e bëri’’ tha John se i ishte refurar këngëtarit.

Pas kaq kohe, Ed Sheeran u rikthye me këngën ”Shape of you” e cila tashmë është shndërruar në hit, përcjellë Klan Kosova.