Ferizaj

E zë trotuarin për të punuar, gjobë ndaj kompanisë së ndërtimit në Ferizaj

By FerizajPress

May 17, 2022

Policia e stacionit në Ferizaj , nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ,  pas disa ankesave të qytetarëve dhe pasi ka inspektuar rrugët lokale të qytetit në Ferizaj, kanë vërejtur se një kompani ndërtimore në rrugën ‘’Reçaku’’ në Ferizaj, nuk ishte e pajisur me leje përkatëse për shrytëzimin e pjesës së trotuarit gjatë punimeve.

Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe sot, rreth orës 10:50  i ka shqiptuar fletëparaqitjen personit me inicialet B.Ç( M/K) i moshës 25 vjeçar,  sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 35.4 me gjobë 300 euro,  i cili nuk ka marrë masat e nevojshme, përgjegjës për tu pajisur me leje përkatëse, duke i rrezikuar këmbësorët.

Gjithashtu gjobë kunërvajtëse , policia i shqitoi gjobë me nga 30 euro edhe 3 shoferëve të auto-betonjerkave-mikser, për parking të parregullt në trotuar.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te përgjegjësit e kompanive të ndërtimit që , të pajisen me leje përkatëse për shrytëzimin e pjesës së trotuarit gjatë punimeve , ndërsa për shoferët e automjeteve transportuese të mallrave ndërtimore dhe auto-betonjerkave–mikser, të mos parkohen në mënyrë ta parregullt në trotuar.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë,për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Policia do të reagojë menjëherë, ndërsa të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë