Emisioni investigativ “Le Iene”, ka publikuar së fundmi se si fëmijë dhe minorenë nga 8 deri në 16 vjeç tregojnë se bëjnë seks me persona të ndryshëm, nga policië karabienerë deri tek gjykatës italianë dhe paguhen 20-deri në 30 euro.
Sipas emisionit investigativ, fëmijët vijnë kryesisht nga Rumania, Bosnja, por edhe vende të tjera.Ata tregojnë se i gjejnë klientët e tyre përreth stadiumit të Barit.“Le Lene”, sjell rrëfimin e Tomit, vetëm 8 vjeç. Ai tregon në fshehtësi se bën seks me burra, të cilët vijnë e marrin me makinë. Tomi tregon se e bën të gjithë këtë vetëm për para.