Të moshuarën Pashke Ndrelala, e ka nxjerrë nusja nga shtëpia.
E pyetur nga gazetarja e emisionit “Stop”, e moshuara ka thënë se “djali dhe nusja e tij e kanë torturuar, rrahur dhe e kanë mbyllur me çelës. Më pas e kanë nxjerrë nga shtëpia”. Ngjarja ka ndodhur me 3 prill, ndërsa në 4 prill ajo është nxjerrë nga shtëpia.
“Të dalë nëna 80- vjeçe në rrugë, është gjë e fortë”, ka thënë Pashke Ndrelala. Ajo jetonte prej 11 vitesh dhe thotë se prej dy muajsh ka fjetur derë më derë.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=BLvHTceeO5I?feature=oembed&w=640&h=360]
Ndërkohë vajza e 80-vjeçares ka thënë nuk është hera e parë që nusja (kunata e saj) e ka rrahur të moshuarën. Ajo thotë se e merr të ëmën por nuk ka vend në shtëpi, pasi ka një fëmijë 19 vjeç invalid dhe se ajo këmbëngul që do shtëpinë e saj, shtratin e saj…
Mjerisht e moshuara bashkë me gazetaren emisionit “Stop” ngjitet tek shtëpia e djalit, por pas disa trokitjeve dera nuk hapet…
The post E tmerrshme: Djali e nusja e rrahin dhe dëbojnë nënën 80 vjeç nga shtëpia (Video) appeared first on Lajminet.