Lajme

E rrallë: Shoqet e shkollës së Mesme të Mjekësisë takohen pas 39 vjetësh

By FerizajPress

August 25, 2018

Ka qenë iniciativë e Mirushe Zeqirajt Pajazitajt që grupi i nxënësve ta ritakoheshin pas plot 39 vjetësh.

E ky takim e ka bërë shumë të lumtur organizatoren.

Ajo përmes Facebook-ut ka treguar për emocionet e takimit.

Ja çfarë shkruan Mirushe Zeqiraj Pajazitaj:

Kur vitet numërohen në mes të gishtërinjve:

(NUK ËSHTË DASMË E AS KONAGJEQ )

(Është takim mbas 39 vitesh)

S’ka fjalë as fjalì që mund ta përshkruan takimin tonë mbas 39 vitesh.

Sa shumë mall, sa shumë lot gëzimi, sa shumë PËRQAFIME TË NGROHTA, të sinqerta, sa shumë biseda dhe sa shumë NOSTALGJI PËR VITET që kemi kaluar bashkë. Për vitet dhe bankat e shkollës së Mesme të Mjekësisë (ish Desa Tomoviq në Mitrovicë). Pothuajse të gjitha kemi qenë nxënëse të shkëlqyeshme. Jemi gjenerata e 4-të që pat filluar në atë kohë shkollimi i vajzave shqiptare. E sot, sot që të gjitha punojmë si infermiere, doktoresha dhe mamia të suksesshme.

JEMI GJENERATA E VITEVE 1975/1979

Në atë kohë bënim gara në mësime e tash në gusht të vitit 2018 bënim biseda për familjen, për fëmijët, për sa herë jemi bërë nana dhe gjyshe. Kënaqësi pa fund, të qeshura dhe çmallje.

Në vitin 1979 ishim të gjitha në një klasë, tani mbas 39 vitesh u bashkuam që jeta na ka dërguar ca në diasporë e ca në të gjitha cepat e Kosovës.

Shoqe të dashura ju faleminderit që keni gjet kohë dhe mundësi t’i ndajmë se bashku kujtimet tona të shkollës sa ishim dhe tani të jetës dhe familjes

Shpresoj dhe besoj se do takohemi përsëri. Ju dua dhe ju çmoj te gjithave.