Crewe Alexandra është një skuadër që bënë pjesë në League Tëo, nivelin e katërt të futbollit në Angli. Së fundmi kjo skuadër ka pësuar një humbje me rezultat të thellë, 6-0 dhe për këtë ka bërë një gjest jo të zakontë. Trajneri, i kësaj skuadre, Dave Artell, u ka premtuar tifozëve se lojtarët do t’ia kthejnë atyre paratë që i kanë shpenzuar për të udhëtuar në Essex dhe për t’i blerë biletat për hyrjen në stadium. “Ishim të tmerrshëm dhe për këtë arsye do t’ua zgjidhin problemin tifozëve. Lojtarët do të paguajnë nga xhepi i tyre për biletat e ndeshjes sepse tifozët e meritojnë këtë pasi që kanë udhëtuar vetëm për të na mbështetur”, ka thënë Artell. “Ne do t’ua kthejmë paratë sepse nuk është e drejtë që ata të paguajnë për një performancë të tillë. Nuk është një gjest i mrekullueshëm, është minimumi që mund të bëjmë”. “Performanca është e papranueshme dhe nëse do ta kisha mundësinë t’i zëvendësojë nëntë lojtarë pas përfundimit të pjesës së parë, do ta bëja një gjë të tillë” ka shtuar më pas ai.