Sport

E papritur: Isco mund të përfundojë në Premierligë

By FerizajPress

July 22, 2018

Isco ende nuk e ka të sigurtë qëndrimin te Real Madridi. Sipas “Diario Gol”, mesfushori ka kërkuar garanci nga Julen Lopetegui për hapësirat në formacion, përcjellë “Lajmi.net”. Shumë e interesuar për futbollistin mbetet ndërkohë Chelsea. Blutë kanë gati ofertën për shkëmbimin e Iscos me Eden Hazard, gjithnjë nëse Reali shton edhe disa miliona euro. /Lajmi.net/