Më 1 prill të vitit 2015 skuadra e Leiçesterit ishte në krizë të thellë dhe rrezikonte rënien nga kategoria.
Ndërsa këtë sezon, kjo skuadër angleze nën drejtimin e teknikut italian Ranieri është në kërkim të titullit ne Premierlige.
Duket e pabesueshme, por historia e klubit anglez është një mrekulli më vete. Nga vendi i fundit i sezonit të kaluar, Leiçester arriti të mbijetojë mes më të mirëve fale një rimëkëmbje në ndeshjet e fundit.
Këtë sezon, ajo po mrekullon me rezultatet e saj dhe është gati të kurorëzohet kampione. Leiçester është 5 pikë përpara Tottenham, tetë ndeshje nga fundi i kampionatit.
“Ranieri ka bërë një punë të mirë. Jam i bindur se do të shpallen kampione”, ka pohuar Sir Alex Ferguson, një nga trajnerët më të mirë të futbollit britanik.