Ferizaj

E mitura që bashkëjetonte në Ferizaj, lind fëmijë në QKUK

By FerizajPress

December 03, 2019

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 16:20, një vajzë e moshës së mitur, shtetase e Shqipërisë, është shtrirë në repartin gjinekologjik në QKUK për të kryer një lindje.

E mitura i takon komunitetit ashkali dhe sipas policisë, ajo tash e dy vite, ishte duke bashkëjetuar në Ferizaj me një mashkull të po këtij komuniteti.

“Viktima për momentin është në gjendje stabile, nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin policor.