Ferizaj

E mitura largohet për të dytën herë nga shtëpia, gjendet në Pejë

By FerizajPress

February 12, 2019

Një vajzë nga Kaçaniku është larguar dje për të dytën herë nga shtëpia, ndërsa Policia e ka gjetur në Pejë.

E njëjta ishte zhdukur edhe me 6 shkurt, ndërsa policia e kishte kthyer tek familja.

Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë:

Lidhur me rastin e raportuar dje nga familjarët, (11.02.2019),  për zhdukjen e vajzës së tyre të  mitur, pas një pune operative në terren dhe në koordinim edhe me Policinë Rajonale të Pejës, e mitura është gjetur sot në një Qendër Tregtare në Pejë,  dhe e njëjta është sjellë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

Me rastin janë duke punuar hetuesë të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas përfundimit të procedurave ligjore, e mitura do ti dorëzohet familjes.

Poashtu, familja e të miturës, ka raportuar edhe me datën 06.02.2019 zhdukjen e saj, ndërkohë që policia e kishte gjetur dhe kthyer në familje me datën 10.02.2019.