Sipas meteorologëve, të cituar nga “Top Channel”, temperatura do të shkojë mbi 39 gradë Celsius të matura këto në hije.
Ndaj mjekët këshillojnë një kujdes të veçantë sidomos për të moshuarit dhe fëmijët për të shmangur daljet në mesditë dhe po kështu të bëjnë kujdes me kondicionerin, si dhe të rishikojnë tek mjeku dozat e medikamenteve, sidomos të sëmurët kronikë.
Sipas “TCH”, meteorologët thonë se i nxehti përvëlues do ta shoqërojë Shqipërinë deri në fundjavë, dhe se temperaturat e larta do të regjistrohen edhe në zonat malore.