Sport

Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll e mbyll me fitore kampanjën kualifikuese për CEV

By FerizajPress

October 31, 2016

Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll (femrat), e ka mbyllur me fitore kampanjën kualifikuese për CEV Kampionatin Evropian U-18.

Vashat kosovare kanë shfaqur paraqitje mjaft të mirë, duke e mposhtur Islandën 3:0 në sete (25:15, 25:22, 25:22).

Volejbollistet e udhëhequra nga trajnerët Vildane Jashari e Valon Nikqi kanë qenë bindëse në setin e parë, të cilin e mbyllën me 10 pikë diferencë, ndërsa setin e dytë dhe të tretë e përfunduan me nga tri pikë epërsi, të cilat iu mjaftuan për ta fituar këtë ndeshje, me ç’rast bënë përmirësime të dukshme në krahasim me duelin e së shtunës ndaj liderit të grupit, Suedia.

Kjo fitore ia mundëson Kosovës të ngritet në pozitën e dytë me 5 pikë të grumbulluara, duke e mbyllur këtë kampanjë kualifikuese me rezultate të kënaqshme, ndërsa u përshëndetën pas lojës me dhjetëra bashkatdhetarë që kishin shkuar për t’i mbështetur vashat kosovare.

Kosova ishte mundur nga Suedia 3:0 (25:9, 25:17, 25:9) të shtunën, ndërsa e kishte mundur Gjeorgjinë 3:2 (17:25, 25:21, 25:20, 16:25 e 15:13) të premten./Zëri