Guillermo Ochoa ka gjetur ekip të ri. Portieri i Kombëtares së Meksikës do të vazhdojë karrierën në Itali, përcjellë “Lajmi.net”. Ai ka arritur marrëveshje me Napolin. Lajmi vjen nga gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio. Zyrtarizimi nga italianët do të bëhet shumë shpejtë. /Lajmi.net/