Sport

E kryer, Kepa Arrizabalaga te Chelsea për rekord botëror

By FerizajPress

August 08, 2018

The Blues janë duke provuar tash e disa ditë që të nënshkruajnë me një portier për të zëvendësuar Thibaut Courtois, i cili ka marrëveshje me Real Madridin.

Chelsea do ta paguajë klauzolën e portierit që është 80 milionë euro.

Portieri i njohur si Kepa do të jetë në stërvitje të enjten nën urdhrat e Maurizio Sarrit dhe mund të debutojë të shtunën ndaj Huddersfield. Në fakt ora 16:25, lojtari mori një fluturim drejt Madridit.

Chelsea e ka deleguar një zyrë ligjore që t’i kryej të gjitha procedurat, madje dhe udhëtimin e portierit për në Londër. Londinezët nuk do të bëjë asnjë negociatë me Athletic Bibaon vetëm do ta paguajë klauzolën. Është i njëjti rast që ka ndodhur me Emeryc Laporten kur nënshkroi për Manchester Cityn. Në anën tjetër Thibaut Courtois do të kalojë te Real Madridi. /Telegrafi/