Në një prononcim për lajmi.net, Çelaj ka theksuar se zyrtarisht PDK-ja ende nuk është përcaktuar për kandidatin, por që Blerand Stavilecin e ka cilësuar si një kandidat potencial për këtë post.
“PDK-ja ende nuk është përcaktuar për kandidatin. Blerandi ka shprehur gatishmërinë dhe nuk ka asgjë të keqe. Mendoj që Blerandi është një kandidat potencial, është kandidat i mirë”, tha Lirak Çelaj për lajmi.net.
Se a do ta përkrahte kandidaturën e Stavilecit për kryetar të Prishtinës, Çelaj tha se atë duhet ta përkrahin strukturat e partisë.
“Unë vazhdimisht kam thënë që PDK ka kuadro. Nuk është çështja se a e përkrahi unë apo jo, por ai duhet të përkrahet nga strukturat dhe partia. Janë disa procese në parti, por që është ende herët për t’i deklaruar”, përfundoi zëvendës ministri i Drejtësisë.
Blerand Stavileci gjatë ditës kishte dekluarar se ai është gati të shërbejë ndaj çfarë do projekti që e ka si synim përmirësimin e gjendjes për qytetarët.
Kurse disponimi në degën e PDK-së në Prishtinë, është që kandidat të jetë vetë kryetari i degës, pra Lirak Çelaj. /Lajmi.net/