Ferizaj

E konfirmon kryetari i Ferizajt Agim Aliu: Mbrëmë ka ndërruar jetë qytetari nga fshati Sazli, profesionistët shëndetësor kanë nën kontroll situatën

By FerizajPress

April 07, 2020

Mbrëmë ka ndërruar jetë qytetari I.Sh nga fshati Sazli, pas komplikimeve të rënda kardio-pulmonare e që sot pas testit që iu nënshtrua mbrëmë, rezultoi pozitiv me virusin COVID-19.

Profesionistët shëndetësor kanë nën kontroll situatën, po punohet vazhdimisht në identifikimin e personave eventual të kontaktit dhe masave kontrolluese e mbrojtëse për familjen e të ndjerit e të afërmve.

Është momenti i fundit kur duhet të bëjmë kujdes maksimal, mos dilni pa arsye, mbroni shëndetin tuaj e të familjes. Ngushëllime familjes e të njohurve të të ndjerit e lutje për kujdes bashkëqytetarëve.