Policia në Ferizaj ka ndaluar një 22-vjeçar i cili po drejtonte veturën e tij nën masën mbrotjëse.
Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 euro, pesë pikë negative si dhe vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë muaGjobë ndaj shoferit në Ferizaj që drejtoi veturën nën masën mbrojtëse, ndalimi i drejtimit të automjetit
Ferizaj, 10/11/2024
Policët e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 12:13 në rrugën “Hamëz Jashari ” në Ferizaj kanë ndaluar shoferin F.H (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën e tij nën masën mbrojtëse, ku me ligj parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.
Ndaj shoferit policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti.
Policia e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe në ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët.