Ferizaj

E-kioskat së shpejti edhe në Ferizaj

By FerizajPress

April 21, 2017

Drejtoria komunale e administratës në Ferizaj, duke raportuar para mediave për punën në tremujorin e parë të këtij viti, bëri të ditur se së shpejti edhe në Ferizaj do të vendosen e-kioska që do t’u shërbejnë pandërprerë qytetarëve për të nxjerrë dokumente të gjendjes civile.

Drejtori i administratës Faruk Hyseni, tha se njëri kiosk do të vendoset afër ndërtesës së Komunës dhe tjetri afër ndërtesës së policisë. Ai vlerësoi se e-kioskat do ta ngrisin edhe më tej efektivitetin e shërbimeve komunale, të cilat kanë pasur ngritje të ndieshme gjatë viteve të fundit.