Lajme

E jashtëzakonshme: Në Kanada krijohen ‘mburoja njerëzore’ për t’i mbrojtur xhamitë  (Foto/Video)

By FerizajPress

February 05, 2017

Një sulmues i armatosur pati hapur zjarr në xhaminë e Kvebekut të premten dhe la të vdekur gjashtë persona.

“Asnjë kanadez nuk do të duhej të frikësohet që të shkojë në vendin e vet për t’u lutur”, ka deklaruar rabinin (hebre), Jael Splanski, njëri nga organizatorët e “rrethit të paqes” rreth xhamisë në Toronto, transmeton lajmi.net.

“Është skenë e tmerrshme. Paramendojeni njerëzit që vijnë që të luten në paqe, që të lutën për paqe dhe ata të jenë shënjestër. Vendet për lutje janë të shenjta dhe duhet të mbrohen”, thotë ai.

Qindra njerëz në Toronto, nga të cilat shumica ishin pjesë e sinagogave lokale, kishave dhe tempujve, qëndruan krah për krah para gjashtë xhamive të premten gjatë lutjeve të myslimanëve.

Organizime të ngjashme u mbajtën edhe në Otava dhe Edmonton, afër xhamive.

Gjashtë njerëz u vranë, kurse 19 të tjerë u plagosen në sulmin terrorist në xhaminë e Kvebekut. Kryeministrit kanadez, Justin Trudou e cilësoi sulmin si terrorist. /Lajmi.net/

The group from @holyblossom Temple is now singing in Hebrew outside Imadul Mosque, while prayers continue inside. @CityNews #RingOfPeace pic.twitter.com/uHeGemTaIT — Tony Fera (@tonyfera1) February 3, 2017