Ferizaj

E dhimbshme: Vetaksident me fatalitet në fshatin Muhovc të Ferizajt – Humb jetën një 28-vjeçar

By FerizajPress

June 29, 2025

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në magjistralen Ferizaj – fshati Muhovc, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Bëhet e ditur se viktima është Rinor Kashtanjeva, 28-vjeçar, i cili po drejtonte një veturë të tipit Fiat Punto me ngjyrë të zezë.

Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, gjë që ka bërë që automjeti të dalë jashtë rrugës dhe të shkaktojë vetaksident me pasoja fatale.

Ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e shoferit në vend, ndërsa rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokurori Kujdestar, dhe hetimet janë duke u zhvilluar për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë tragjedi