Sport

E dhimbshme: Shikoni lotët e tifozëve të Japonisë pas humbjes nga Belgjika

By FerizajPress

July 03, 2018

Edhe pse kishte epërsinë 0-2, ekipi kombëtar i Japonisë nuk arriti ta ruante këtë epërsi, duke e përjetuar një përmbysje të tmerrshme, për t’u mposhtur 3:2 në fund. Këtë humbje më së rëndi e kanë përjetuar tifozët që ishin në tribuna. Një foto vërtetë e dhimbshme vjen nga Rostov, ku tifozët e Japonisë shfaqen me lot në sy, duke mos u besuar syve në atë çfarë panë. Kjo fotografi është duke u shpërndarë shumë si në media ashtu edhe në rrjetet sociale./Lajmi.net/