Ferizaj

E dhimbshme: Ky është personi i cili humbi jetën pas vetaksidentit në Ferizaj

By FerizajPress

July 11, 2024

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Jezerc të Ferizajt, ku një person ka humbur jetën pasi u vetaksidentua me kamion te vendi i quajtur “Reka e Vogël”.

Mësohet se personi që humbi jetën nga ky aksident është Rizah Hasani.

Sipas Policisë, shoferi i kamionit kishte humbur kontrollin dhe për pasojë ishte rrokullisur disa metra poshtë rrugës.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt.

Zëdhënës polici për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli, bëri të ditur se në aksident ku është përfshirë një kamion transportues, si pasojë ka humbur jetën shoferi.

“Më 11.07.2024 rreth ores 13:30 kemi pranuar një informatë se në fshatin Jezerc të Ferizajt, tek vendi i quajtuar ” Reka e Vogël ” është një aksident ku është përfshirë një kamion trasportues.

Ekipe të policisë, njësitet e rendit dhe hetuesit policorë të aksidenteve të Njësisë së Konunikacionit Rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë mësuar se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën shoferi i kamionit, shqiptar, kosovar i moshës madhore, vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjekët të Emergjencës së Ferizajt.

Nga hetimet e para dyshohet se kamioni ka qenë në lëvizje nga Ferizaj në drejtim të fshatit Jezercë dhe me të arritur tek vendi i quajtur ” Reka e vogël” në rrethana ende të panjohura, shofero ka humbur kontrollin mbi kamionin dhe është rrukollisur poshtë rrugës disa metra.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë Vesel