“Droga të bën të lumtur!” -e thonë ata që duan të shtojnë pasurinë, duke helmuar gjakun e të rinjve të mashtruar. “Droga vret!” – e thotë z. Shkelzen Marevci-autori i librit “E bardha që vret”.Shtatori i 2023 do të filloj më ndryshe nga shtatorët e tjerë!Duke falënderuar z. Agim Aliu-Kryetar i Komunës së Ferizajt, z. Afrim Llabjani-drejtor i DKA-së, z. Burim Meta-Psikiatër, z. Basri Shabani-Drejtor i Regjionit të Prishtinës në Policinë e Kosovës dhe z. Shkelzen Marevci-autori, i cili do të shpërndaj nëpër shkollat e Ferizajt dhe jo vetëm 1800 ekzemplarë nga libri “E bardha që vret”, libër ky që përmban doza të forta parandalimi nga “Ankthi i shekullit”-droga.