Kultura-Arti

E BARDHA QË VRET (SHORT FILM)

By FerizajPress

June 17, 2024

SHORT FILMI “E BARDHA QË VRET” Fillon me një vajzë të re e cila fillon të përdorë drogë.

Ajo fillimisht refuzon të përdorë drogën, por pas një presioni të vazhdueshëm dhe bullizmit për këtë arsye, ajo në fund vendos të provojë.

Pas disa vitesh të përdorimit të drogës, situata e saj përkeqësohet dhe ajo fillon të konsumojë heroinë.

Vajza vdes nga një overdose e drogës, duke lënë pas një grimë dhimbjeje dhe mëshirë për nënën e saj dhe për shikuesin. Historia rrethon efektet e tmerrshme të drogës në një individ dhe familjen e saj, duke theksuar edhe përgjegjësinë sociale dhe emocionale të shoqërisë për trajtimin e përdoruesve të drogës.

Ky është një short film që përpiqet të sensibilizojë shikuesin dhe të nxisë reflektimin mbi pasojat e vendimeve të rreme dhe ndikimin e rëndë të drogës në jetën e një personi dhe të afërmve të tyre.

Prodhim i …ask Jack! MOVIE CO.

Skenari: Shkelzen Marevci

Regjia: Jack Tahiri