Nazmi Topuzi, 49 vjeç, ka marrë dy plumba në trup dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës. Policia ka arrestuar si autor të ngjarjes 19-vjeçarin Florian Kodra, banues në fshatin Theth të Dukagjinit.
Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 06:45, kur Nazmi Topuzi ka dalë në oborrin e shtëpisë së vjehrrës së tij, ku ai jetonte bashkë me të shoqen. Sipas Policisë, shkak i këtij krimi është bërë xhelozia, pasi i plagosuri dyshonte se 19-vjeçari i ngacmonte atij gruan 48- vjeçare.
The post E akuzoi se i ngacmonte gruan, i riu i zuri pritë, e qëlloi me 2 plumba appeared first on Lajminet.