Ferizaj

Është hapur ekspozitë e artit pamor në Galerinë e Arteve në Ferizaj

By FerizajPress

June 11, 2021

Këtë të premte është bërë hapja e ekspozitës kolektive e artit pamor në kuadër të “Ditëve të Kulturës”, e organizuar nga Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi” në Ferizaj.

Hapjen e kësaj ekspozitë e bëri drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, e cila e ka vlerësuar tejet lart këtë ekspozitë. Me një fjalë rasti të pranishmëve i është drejtuar edhe Skender Bedriu, i cili ka folur në mënyrë të detajuar për këtë ekspozitë.

Me punimet e tyre në ekspozitë janë paraqitur këtë artist: Anita Sherifi, Albion Begisholli, Artan Xhakli, Avni Islami, Besmira Fejzullahu, Diellona Ramadani, Drilone Murseli, Egzon Simitixhiu, Habib Musliu, Haki Xhakli, Hazir Reka, Ilmi Sadiku, Imri Musliu, Jetullah Sylejmani, Jonila Zejna, Kujtim Shabani, Lebibe Topalli, Leurim Rexhepi, Mujadin Nuhiu si dhe Skender Bedriu.

Juria e kësaj ekspozite ishte e përbërë nga: Emin Hasani(skulptor), Nuhi Ahmeti (piktor) si dhe Bardha Goga (fotografe).