Ferizaj

Dyshohet se dhunoi një grua para shtatë muajve, arrestohet burri nga Kaçaniku

By FerizajPress

December 25, 2019

Policia ka arrestuar një person në Kaçanik nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunim”, para shtatë muajve.

Rasti i dhunimit dyshohet se ka ndodhur në muajin maj të këtij viti, ndërkaq i dyshuari është arrestuar të martën e 24 dhjetorit.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.