Ferizaj

Dyshohet për dy të vdekur në Brezovicë nga orteku i borës

By FerizajPress

January 26, 2019

Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se nga orteku që ndodhi në Brezovicë, një person ka vdekur, derisa po dyshohet edhe për tjetrin.

Nënkolonel Basri Shabani nga policia në rajonin e Ferizajt ka konfirmuar që ky ortek ka zënë dy persona.

Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se nga orteku që ndodhi në Brezovicë, një person ka vdekur, derisa po dyshohet se edhe tjetri ka ndërruar jetë, ndonëse ende nuk ka konfirmim zyrtar.