Ferizaj

Dyshime për shmangie të mëdha tatimore, Doganat dhe Policia aksion në HIB Petrol, tre të arrestuar, kompania del me një njoftim

By FerizajPress

March 18, 2022

Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, sot zhvilluan një aksion në HIB Petrol, për shkak të dyshimeve të mundshme për shmangie në tatim. Reporteri.net raportoi se 3 persona u arrestuan.

Pas këtij aksioni, HIP Petrol ka reaguar duke dhënë arsyetimet e veta. 

Ndër tjera, thotë se është njoftuar në lidhje me dyshimet dhe hetimin e një skeme të keqpërdorimit të emrit dhe të autorizimeve, dhe e cila skemë mund të përfshijë një punonjës të HIB Petrol ShPK që ka vepruar individualisht dhe për interesa personale”

\

Deklarata e plotë e HIB:

Sot me datë 18 Mars 2022 HIB Petrol shpk është njoftuar në lidhje me dyshimet dhe hetimin e një skeme të keqpërdorimit të emrit dhe të autorizimeve, dhe e cila skemë mund të përfshijë një punonjës të HIB Petrol ShPK që ka vepruar individualisht dhe për interesa personale.

Në këtë drejtim, HIB Petrol ShPK që ka cilësinë e palës së dëmtuar, është në bashkëpunim të plotë me organet shtetërore duke tentuar që të bëjë sqarimin e plotë të ngjarjeve dhe të personave përgjegjës.

Në këtë drejtim, HIB Petrol ShPK ka ofruar tërë mbështetjen dhe dokumentacionin të cilin e ka pasur në dispozicion si dhe bashkëpunimin e plotë me qëllim të zbardhjes së plotë të ngjarjes.

HIB Petrol ShPK do të ushtrojë tërë mjetet ligjore për të adresuar dëmet të cilat i janë shkaktuar në lidhje me keqpërdorimet e mundshme.