Ferizaj

Dymbëdhjetë vjet e gjashtë muaj burgim dhe njëzet e pesë mijë euro gjobë, për veprën penale të narkotikëve

By FerizajPress

December 15, 2021

Ferizaj, 15 Dhjetor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndajtë pandehurit A.R shtetas të Republikës së Kosovës dhe shtetas të Republikës sëMaqedonisë dhe S.A. shtetas të Republikës së Kosovës, të akuzuar sipas aktakuzës sëProkurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale të kryer në bashkëkryerjeblerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancavepsikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal tëRepublikës së Kosovës (KPRK).

Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, pas mbajtjes së shqyrtimitgjyqësor, administrimit të gjitha provave për veprën penale si në aktakuzë, të pandehurinA.R e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vjet e gjashtë (6) muaj, dhedënim me gjobë në shumë prej pesëmbëdhjetë mijë euro; të pandehurit S.A. e gjykoi medënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prejdhjetëmijë euro.

Gjykata konform dispozitave të KPRK-së, konfiskon në mënyrë të përhershmenjëmbëdhjetë (11) pako me lëndë narkotike të llojit heroinë me peshë neto tëpërgjithshme 5432.88 gram dhe vetura e tij e markës “Wolsfagen Golf”.

Të pandehurit akuzohen se më 8 tetor 2020 në Ferizaj, kanë poseduar pa autorizim meqëllim të shitjes substancës narkotike të llojit heroinë, në atë mënyrë që pas marrëveshjesmes tyre i pandehuri A.E lëndën narkotike e ka siguruar nga persona të panjohur nëMaqedoni, pas kësaj e ka sjellë tek një restorant në Ferizaj, ku është takuar me tëpandehurin S.A, i cili e ka vendosur në veturën e tij të markës “Wolsfagen Golf”, të cilën eka dërguar në një depo në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij, ndërsa gjatë zbatimit tëurdhër kontrollit nga Njësiti Antidrogë, me ç` rast kanë gjetur një çantë në të cilën ishin tëvendosura 11 pako me lëndë narkotike të llojit heroinë me pesë neto të përgjithshme5432.88 gram, e cila është sekuestruar nga policia.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15)ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatëssë Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.