Ferizaj

Dyfishohet numri i personelit arsimor të vaksinuar, viti i i ri shkollor planifikohet të filloj më 1 shtator

By FerizajPress

August 20, 2021

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Berdyna në një konferencë për medie tha se MASHT-i është duke i bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, më 1 shtator.

Sipas saj, deri tani numri i personelit arsimor dhe i studentëve që janë vaksinuar është 55,094.

Maloku-Berdyna bëri të ditur dy javë më parë kjo shifër ka qenë 29.878, që i bie se gati është dyfishuar numri i të vaksinuarve.

“Nëse krahasohen kjo shifër, 55,094 e të vaksinuarve me dy javë më parë, që ishte 29,878, atëherë po thuajse është dyfishuar numri i të vaksinuarve gjatë dy javëve të kaluara”, tha ajo.

Nga shifra prej 55.094 të vaksinuarve: 4, 595 janë arsimtarë, drejtorë shkollash 291, edukues fizik 215, mësimdhënës 12,352, profesorë 5,001, punëtorë arsimi 2,352, referentë 130, nxënës 717 dhe studentë 29,441.

Me këtë, MASHTI pretendon që të fillojë mësimi në formë fizike më 1 shtator, andaj do të sigurohet që shkollat t’i plotësojnë kushtet në bazë të rekomandimeve të IKSHKP-së.

Ditët e fundit, ministrja Arbërie Nagavci u ka bërë thirrje vazhdimisht qytetarëve që të vaksinohen, ngase në të kundërtën rrezikojnë që mësimi të fillojë online.