Mediat spanjolle raportojnë që argjentinasi është shumë afër transferimit në Madrid.
Presidenti Florentino Perez ka dhënë lejen e tij për të marrë Dybalan dhe i ka aktivizuar të gjitha mekanizmat organizative të klubit, përcjellë “lajmi.net”.
Sipas “Mundo Dpoertivo”, Perez ka shpejtuar procesin e zhbllokimit të merkatos, vetëm për të marrë yllin e Juventusit në verë.
Klubi nga Torino është pajtuar me faktin që s’mund t’iu rezistojë ofertave astronomike dhe është bërë gati për një shitje tjetër të madhe, pas asaj të Paul Pogbas te Manchester United. /Lajmi.net/
.