Sport

Dybala kundër Allegrit, kjo priti të ndodhte ndaj Lazios

By FerizajPress

August 28, 2018

Paulo Dybala mbeti i dëshpëruar pas qëndrimit në bankën e rezervistëve në ndeshjen e fundit të Juventusit ndaj Lazios në Serie A. Sulmuesi argjentinas jo vetëm se nuk ishte partner i Cristiano Ronaldos në sulm por nuk u aktivizua fare as nga banka e rezervistëve. Juventus fitoi 2:0 por Dybala mbeti i pakënaqur me mos aktivizimin e tij nga trajneri Massimiliano Allegri, përcjell “lajmi.net”. “Kam pritur se do të luaj ndaj Lazios”, u shpreh shkurt Dybala për mediat italiane. /Lajmi.net/