Ferizaj

Dy vjet e gjashtë  muaj burgim dhe katërqind euro gjobë, për veprën penale vjedhja e rëndë

By FerizajPress

May 11, 2022

Ferizaj, 11 maj 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të

pandehurit K.P., shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë

Ferizaj, 11 maj 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të

Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale vjedhja e rëndë nga neni 315 paragrafi 1 nën

paragrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht gjyqtari individual i Divizionit Penal, pas mbajtjes

së shqyrtimit gjyqësor dhe pranimit të fajësisë nga i pandehuri, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e

gjykoi me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vjet e gjashtë (6) muaj si dhe dënim me

gjobë në shumë prej katërqind (400) €.

I pandehuri K.P., akuzohet se më datë 21-22 tetor 2020, në Ferizaj, me dashje dhe me qëllim të

përvetësimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka kryer veprën penale vjedhja e

rëndë nga neni 315 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

(KPRK).

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga

dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në

Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.