Ferizaj

Dy vendkalimet e  hekurudhës në Ferizaj pa barriera! (Foto)

By FerizajPress

November 16, 2016

Dy vendkalimet   ne hekurudhën e cila kalon nëpër qytetin e Ferizaj kanë mbetur pa barriera mbrojtëse.

Pas prishjes se barrierës në anën  veriore në ditën e djeshme, sot në orët e mëngjesit  është prishur edhe barriera  në anën jugore (në rrugën Rexhep Bislimi”)

Edhe pse vendkalimi i parë gjendet  përballë stacionit të policisë së Ferizajt , ndërsa tjetri, i cili sot është dëmtuar rreth orës 6:30,në momentin e prishjes  në vendin e ngjarjes gjendej makina e policisë, deri në orët e mbrëmjes  ende nuk është ndërmarrë asgjë nga askush.

U mbetet qytetarëve ferizajas që në të dy këto vendkalime të mos llogarisin në barrierë por të përcjellin shenjat e njoftimit (semaforët) për të mos ndodhur më e keqja.