Tashmë nuk është risi lajmi se në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët, të rinjtë po kyçen edhe në jetën politike dhe në shumë vende po përfaqësojnë komunitet ku jetojnë.
Por në zgjedhjet e fundit në komunën e Vernierit garës i kanë hyrë dy vëllezër nga Kosharja e Ferizajt, Granit dhe Rinor Metushi.
Graniti tashmë po kandidon për herë të dytë ndërsa Rinori për herë të parë po provon që të jetë pjesë e legjislaturës në këtë komunë.
Po kush janë vëllëzërit Metushi
Granit Metushi është 28 vjeçar i lindur në Gjenevë të Zvicrës nga prindërit të cilët viteve të 90-ta kishin migruar nga Kosharja e Ferizajt. Graniti gjatkëtyre viteve punuar në Spitalin e Gjenevës, 10 vite si Infermier në departament te Reeducation dhe nga Qershori do të filloj në departamentin e Emergjencës.
Në zgjdhjet e vitit 2015 ka fituar besimin e qytetarëve të komunës së Vernerit dhe është zgjedhur deputet i kësajë Komune, si kandidat i Partisë së Gjelbër ( Lesverts).
Si deputet në komunën e Vernierit ka qenë pjesë e komisionit të Sportit, komision (Genie civile). Në këtë komision ka qenë president, komisionin financiarë dhe komisionin naturalization si dhe supleant i zyrës së kuvendit në Komunë. Në sport ka marr pjesë në shumë projekte për të ndihmuar rininë që janë marr me sport , dhe sportistët që kanë një karrierë me një nivel profesional. Në sport ka punuar projekte për renovimin e të gjitha fushave në Komunën e Vernies.
“Në genie civil projekti më i madhe ishte ku filluam punimet për rregullimin e objektit Le Quartier de l’Etang që do të përfundohet në vitin 2022. Brenda kësaj salle do të ketë sallë të sportit për të gjitha llojet e lojërave, kopsht për fëmijë, market për ushqim si dhe lokale të ndryshme.Në komision kemi punuar për rregullimin e rrugëve me Sonor (d.m.th rrugë që nuk ndihen zhurmat e veturave) dhe kemi rregulluar lagjet dhe Shkollat për siguri të fëmijëve po ashtu edhe vende të posaçme për të luajtur fëmijët.Ne komision e financave: kemi diskutuar rreth buxhetit të shpenzimeve që kanë ndodhur vitet qe kanë kaluar. Për zgjedhjet e 15 Marsit 2020 kandidoj për mandatin e dytë me partin PDC (Partie Democratique Chretien) e cila është një parti e djathtë, ku janë të angazhuar më shumë rreth familjes sportit dhe vazhdimisht afër qytetarëve të Gjenevës” thotë Graniti
“Në mandatin e kaluar gjatë viti 2016 si deputet në Parlamentin Lokal në Gjenevë, gjatë një vizite që bëra Kosovës vite më parë ishte interesuar edhe për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë e kryesisht për gjendjen në mjekësinë ferizajase. Por fakti se mjekësia primare dhe ajo sekondare kanë nevojë për shumë mjete më kishte shtyrë që atëherë të premtoi së do të shikoi të gjitha mundësit që të ndihmoi shëndetësinë dhe pacientët ferizajas. Atë kohë pata një takim me përfaqësuesit e shëndetësisë ferizajase e ku ishte prezent edhe deputeti i Parlamentit të Kosovës Elmi Reçica i dorëzoi shëndetësisë ferizajase një sasi të mjeteve dhe pajisjeve shëndetësore. Gjatë vizitave që zakonisht i bëjë gjatë pushimeve vjetore në Kosovë kam pa se shëndetësia ferizajase ka nevojë për shumë gjëra prandaj në bashkëpunim me përgjegjësit komunal të shëndetësisë dhe nga Ministria kam grumbulluar këto mjete që janë ndoshta një ndihmë e vogël por besoi bashkëpunimi nuk do të ndalet dhe do të kemi edhe në të ardhmen këso aktivitete ku donacioni im arriti vlerën 100 mijë eurosh.” tha Graniti.
Por në zgjedhjet që tani do të mbahen në Komunën e Vernerit Graniti nuk është vetëm. Kandidat në këto zgjedhje është edhe vëllai i tij Rinor Metushi.
Rinori kësaj gare për deputet të Komunës së Vernerit i hynë për herë të parë por është edhe një rast i rrallë ku në gara për deputet të një komunë në Zvicër kandidojnë dy vëllezër. “Planet që kemi për vitin 2020 janë të gjitha në bashkëpunim me valluan tim, Rinor Metushi i cili tashmë, ka kandiduar për deputet në Këshillin Bashkiak në Vernier. Është hera e pare dhe ne histori në politik në komunën ne Vernier ku dy vëllezër kandidojnë për deputet. Dhe besoj që të kalojmë të dy për të punuar në të mirën e komunës tonë. Po ashtu donacionet e radhës për Kosovën do të jenë nga të dy ne” ka thënë Granit Metushi
Pamje nga aktiviteti humanitar i Granit Metushit në Spitalin e Ferizajt