Lajme

Dy të vrarë e një i plagosur rëndë pas një konflikti në bastore

By FerizajPress

July 24, 2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes ku 2 persona janë vrarë me armë zjarri dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, pas një konflikti në një lokal bastesh sportive, raporton TCh.

Emrat e viktimave dhe personit të plagosur ende nuk bëhen të ditur. Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta.

Forca të shumta policore kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjatje të rëndë.