Dy të rinj shantazhojnë një vajzë: Na jep 2 mijë euro të mos publikojmë videon intime

By FerizajPress

June 22, 2016

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri që shantazhonte me video intime një vajzë. I arrestuari është Erjon Benga 21 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij A.S 25 vjeç.

Sipas policisë, dy të rinjtë me anë të një video intime, i kërkonin 2000 euro vajzës me inicialet K.L në mënyrë që mos ta publikonin videon.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ndërkohë, Gjykata ka vendosur arrest me burg në mungesë për 25-vjeçarin e shpallur në kërkim.

 

The post Dy të rinj shantazhojnë një vajzë: Na jep 2 mijë euro të mos publikojmë videon intime appeared first on Lajminet.