I arrestuar mësohet se është Gazmor Lelo, 41 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Vlorë.
Burime zyrtare nga policia thanë se është ërë arrestimin i tij për shkeljen e rregullave të caktuara për mbajtjen, përdorimin, ruajtjen dhe shitjen e prodhimit të lëndëve djegëse (gaz).
Kjo pasi një ditë më parë rreth orës 17:35, në dyqanin e tij (pikë furnizimi me gaz) ka shpërthyer një bombël gazi, e cila për pasojë ka plagosur 2 shtetas; N. C., 67 vjeç dhe shtetasin tjetër me inicialet Gj. Xh., 53 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal disa minuta më vonë.
Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Dosja i ka kaluar Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” në ngarkim të këtij personi.
.