Dy të burgosur nga Guantanamo transferohen në Serbi

By FerizajPress

July 11, 2016

Serbia u është bashkuar 30 vendeve të tjera, të cilat që nga viti 2009 kanë pranuar mbi 100 të burgosur. Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara transferojnë në Serbi të burgosur nga Guantanamo. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë ndihmën bujare të Serbisë dhe SHBA mbeten të përkushtuara që të mbyllin burgun në Guantanamo, thuhet mes tjerash në një njoftim të departamentit amerikan të shtetit.

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland, falënderoi të hënën Serbinë në emër të presidentit amerikan Barak Obama për transferimin e të burgosurve. Ajo i bëri këto komente gjatë takimeve në Beograd, ku qëndroi të hënën në kuadër të vizitës që po zhvillon në rajon. Ajo citohet të ketë shprehur mbështetjen për Serbinë në rrugëtimin e saj drejt integrimeve evropiane dhe se vlerëson rolin e Serbisë në nismat rajonale dhe pajtimin në rajon.

Zonja Nuland, tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

.