Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se ka arrestuar dy persona për mbajtje dhe kontrollë të pa autorizuar të armëve. Në rapotin e policisë thuhet se në fshatin Neqavc të komunës së Hanit të Elezit janë arrestuar dy persona për posedim të pa autorizuar të armëve. Pas një kontrolli të policisë,stacioni në Hani i Elezit ka ndërmmarrë veprimet e duhura policore më ç’rast janë konfiskuar edhe disa armë.
“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” Fshati Neqavc,Hani i Elezit, 13.09.2018 Pas pranimit të informatave nga tereni se të dyshuarit A.V.(m/sh/k 38 vjeç)dhe R.V. (m/sh/k 34 vjeç)mund të kenë në posedim armë të paautorizuara , hetuesit policor nga stacioni policor Hani i Elezit , kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar: – 2 armë të gjata AK-47 me një karikator – 2 armë të gjata M-48 prodhim jugosllav – 1 armë e gjatë M-67 – 1 armë e gjatë gjysmë automatikë Të gjitha armë kanë qenë të zbrazëta-pa municion dhe të njëjtat janë gjetur të groposura në tokë në tri lokacione. Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari A.V. dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë