Ferizaj

Arrestohen dy shtetas të Maqedonisë, sulmuan një burrë e një grua në Ferizaj

By FerizajPress

February 12, 2017

Dy shtetas të Maqedonisë janë arrestuar dje në “Rrugën e Reçakut”, në Ferizaj pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër shqiptarë.

Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.