Ferizaj

Dy persona në Ferizaj merren në pyetje për prostitucion

By FerizajPress

June 29, 2021

Policia ka arrestuar 2 persona në Ferizaj nën dyshimin për marrje të prostitucionit.

Sipas raportit të PK-së, në pranga është vënë një i dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë dhe një e dyshuar femër kosovare.

Të njëjtit janë zënë në flagrancë duke kryer veprën e lartcekur.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.