Dy nxënës janë kapur nga policianë fshatin Nekoc të Drenasit duke shkuar në shkollë me armë.
Bëhet e ditur se patrulla policore në vendin e ngjarjes kanë ndalur të dyshuarit, ku gjatë legjitimimit dhe kontrollimit i është gjetur dhe konfiskuar arma me gaz e llojit “BRUNI”, kalibri.9mm.
“Sipas të miturve këtë armë e kanë marrë tek daja i tyre mashkull K/Shqiptar. Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve dhe punëtorit të QPS-së, ndërsa me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit e mitur lirohen dhe nuk procedohet, kurse i dyshuari (daja i të miturve) pas intervistimit lirohet”, bën të ditur policia.