Dy ndeshje komunikacioni në Ferizaj

By FerizajPress

March 20, 2020

Gjatë ditës së sotme në Ferizaj kanë ndodhur dy ndeshje komunikacioni.

Në orët e paradites një aksident ka ndodhur në rrugën “ Bajram eGursel Sylejmani” ndërsa  në orët e pasdites në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”  .

Sipas dëshmitarëve të rastit nuk raportohet për të lënduar por me dëme materiale.

Me të dy rastet  është duke u marr policia e trafikut.

Edhe pse këto ditë  ka një komunikacion më të zvogëluar por si duket prapë  aksidentet nuk po mungojnë.

Është apel i të gjitha strukturave për zvogëlim të qarkullimit por edhe në rast të daljes për një kujdes të shtuar.