Sport

Dy muaj pa rroga! Lojtarët i drejtohen tifozëve dhe qytetarëve të Ferizajt

By FerizajPress

October 30, 2019

Janë zhytur në krizë të thellë. Futbollistët e Ferizajt nuk kanë marr paga dhe vendosen që t’i ndalojnë stërvitjet, futen në bojkot! Futbollistët janë lodhur, nuk ka paga dhe është sosur durimi.

Kriza e rezultateve ka ardhur edhe si pasojë e gjithë rrëmuje që po ndodhë tash e 50 ditë, ferizajasit janë në pozitën e 9-të me 9 pikë apo nga 12 ndeshje kanë regjistruar vetëm tri fitore e kanë pësuar 9 humbje. Futbollistët janë të lodhur dhe iu drejtohen me një letër emocionuese tifozëve dhe qytetarëve ferizajas.        “Na lejoni që me anë të kësaj letre ne lojtarët e FC Ferizaj të ju drejtohemi ju tifozë e qytetar Ferizajt, jemi të vetëdijshëm se gjendja në të cilën ndodhemi në renditjen tabelare na shtyn që në rend të parë t’ju kërkojmë falje të sinqerta.

Por kësaj gjendje pa dashur ta justifikojmë vetën në këto rezultate ndikimin të madh direkt ka pas aspekti i paqëndrueshëm financiar i ekipit dhe plot gjëra tjera që ndërlidhen me aspektin profesional të një ekipi, kjo ka bërë që çdo gjë të niset me vonesë dhe ja ku jemi sot tre muaj  pasi kampionati ka filluar ne kemi këtë gjendje të paqëndrueshme në çdo aspekt, në vend që gjithë gjërat të ishin të rregulluara pasi vinim nga një mrekulli e vitit të kaluar që u bë më shumë mund e sakrificë nga të gjithë ne, tani jemi rizhytur në një situatë ku po bëhen 2 muaj pa u paguar, e kuptojmë frustrimin e kujtdo që mund të shpreh çfarëdo pakënaqësie në drejtimin tonë por na besoni është e pamundur të ketë rezultate dhe të kërkojmë diçka me tepër kur dihet që si profesionist ne jetojmë me të ardhurat që marrim, duke parë situatën e krijuar tash e 50 ditë ku vazhdohet të thuhet një justifikim për mospagimin tonë gjoja nga transfertat e parave nga aksionerët e huaj që morën në kohën e fundit klubin, kjo gjë edhe pas gjithë fjalëve të dhëna ende s’ka ndodh dhe në këtë situatë duke ju kërkuar në rend të parë falje gjithë qytetarëve e tifozëve të vërtetë të klubit.

Ne si lojtar kemi vendos të ndalojmë stërvitje dhe të mos paraqitemi në klub derisa të kryhet çdo obligim ndaj nesh, duke shpresuar që akti jonë të kuptohet si një kërkesë për t’i jep zgjidhje këtij ngërçi që s’po na çon askund as ne si lojtar e as klubin si tërësi, duke besu që pas kësaj gjendje të krijuar institucionet përkatëse do bëjnë reagimin e duhur që gjendja ti kthehet normalitetit dhe të bashkuar të bëjmë maksimumin për ti rikthyer rezultatet që të gjithë i dëshirojmë!”, thuhet nga letra e futbollistëve të Ferizajt.