Editorial

Dy lëndë të reja për shkollën shqipe…!(propozim)

By FerizajPress

April 18, 2016

Besim ZYMBERI -Në shkollat shqipe anekënd shtrirjes gjeografike shqiptare, duhet të futen në sistem edukimi dy lëndë të reja: 1. Filozofia e Urtësisë Iliro-shqiptare 2. Filozofia Kombëtare, Politike, Ushtarake e Qytetare e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu

Futja e këtyre dy lëndëve në sistemin e edukimit, do të kishte një rëndësi themeltare për përurimin adekuat të vlerave tona si popull dhe reflektimin e këtyre vlerave në progresin e idesë së qytetarisë në Evropë e më gjerë.

Brenda lëndës së parë të re të propozuar, do të kishte një kapitull të veçantë, në të cilin do të mësoheshin: Kultet e besimit iliro-shqiptar në shekuj dhe marrëdhënia e kulturës iliro-shqiptare me fetë monoteiste, gjatë historisë.

Kujtoj se dy lëndët e propozuara, do ta rimbushnin zbrazëtinë ideologjike të shpirtit të sotëm shqiptar dhe njëkohësisht, botës së qytetëruar, do t’i kujtonin kontributin e kulturës iliro-shqiptare në ngritjen, edukimin dhe emancipimin e vlerave të përbotshme të lirisë, paqes, humanizmit, demokracisë e qytetarisë.

Kujtoj se dy lëndët e propozuara, do të ishin edhe një përgjigje në kërkesat e imponuara për ripërurim apo imponim të ri modelesh ideologjike, të cilat kanë qenë pjesë e rrugëtimit tonë historik, porse nuk kanë arritur që të përbirohen me efekte tjetërsuese mentale në shpirtin tonë, së paku jo plotësisht…!?